Prezantuesja e njohur, Arbana Osmani, po shijon disa ditë të mira pushimi me familjen.
Ajo si destinacion të radhës ka zgjedhur Turqinë, një nga resortet luksoze në Bodrum.
Moderatorja u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.
E një pyetje në këtë mes nuk mungoi rreth Big Brother, ku tashmë dihet se Arbana është një ikonë e këtij formati.
“Çfarë do të bëhet me Big Brother VIP, sa për rutinë mos të mungoj si pyetje. Argëtohu”, ka qenë pyetja që iu bë.
Osmani në ndërkohë u përgjigj: “Çfarë pyetësori do të ishte nëse nuk do ishte kjo pyetje”.
Leave a Reply