16-vjeçari shqiptar, Lorenzo Çela, s’ka mundur t’ia dalë. I riu, i cili u përfshi në një aksident të rëndë në Itali,
vetëm një muaj para ditëlindjes së tij të 17-të ka humbur jetën ditën e djeshme në spitalin Civile të Brescias, ku ndodhej i shtruar që prej pasdites të së dielës.
Adoleshenti me origjinë shqiptare kishte mbërritur në spital në gjendje shumë të rëndë, pas përplasjes që ndodhi dy ditë më parë në via Mantova, në kufirin mes Lonato dhe Castiglione delle Stiviere .
I riu së bashku me të dashurën e tij dhe nënën e kësaj të fundit u përfshinë në një aksident, ku mjeti me të cilin po udhëtonin doli nga rruga.
Si pasojë mbetën të tre të plagosur, ndërkohë fatkeqësisht pas orësh në “luftë “ për jetën 16-vjeçari shqiptar s’ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.
I riu, djali i dytë i familjes Çela, është shpallur i vdekur klinikisht dhe tashmë është në pritje të përfundimit të intervalit kohor të parashikuar nga protokolli për heqjen e organeve. Kështu kanë vendosur prindërit shqiptar të Lorenzos të cilët mes dhimbjes vendosën që organet e djalit të tij t’i dhurojnë.
Lorenzo kishte një pasion të madh për futbollin. Ai luante në ekipin e të rinjve të Desenzanos dhe nuk mungonte asnjëherë gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve.
“Klubi Garda do ta kujtojë atë në ditët në vijim pasi la pas kujtime shumë të bukura”, thuhet në reagimin e klubit ku 16-vjeçari shkonte.
Leave a Reply