Pas spektaklit të kaluar, Xheneta Fetahu, ka ndarë një histori të dhimbshme private me banorët brenda.
Modelja shqiptare ka folur për jetën personale, ku thekson se nëna biologjike e kishte lënë kur ishte një-vjeçe e gjysmë.
Më pas, ajo tregon se babai i saj u martua dhe se tani njerka i është bërë si nënë dhe se e do më shumë se gjithçka.
“Nëna ime biologjike na ka lënë, nëna që na ka lindur. Edhe mua edhe binjakun tim. Është ndarë nga babai im, një vit e gjysmë na ka lënë. Babai im u martua kur i kam pasur unë pesë vjet edhe realisht emrin njerkë nuk e meriton por është”, u shpreh ajo.
Leave a Reply