Televotimi i kësaj jave, i hapur të hënën për banorët e nominuar,
është anuluar. Këtë vendim e ka marrë Vëllai i Madh, duke e njoftuar këtë ndryshim edhe për banorët.
Në bazë të ngjarjeve të fundit në shtëpi, Vëllai i Madh ka vendosur të pezullojë televotimin e hapur të kësaj jave.
Të gjithë ata që kanë votuar do të rimbursohen. Informacione të mëtejshme do të jepen gjatë transmetimit të sotëm ‘Prime’,” thuhet në njoftimin zyrtar.
Ende nuk është bërë e ditur arsyeja e saktë e anulimit, dhe çfarë surprizash mund të sjellë Prime-i i radhës të premten. Një zarf i zi, që është futur të enjten në shtëpi, mund të ketë një rol të rëndësishëm në këtë zhvillim. Të nominuarit për këtë javë janë Rezi, Mevlani, Xheneta, Gjesti, Ana dhe Roneva.
Leave a Reply