U përjashtua nga BBVip, Besforti: “Mund ta hedh në gjyq Vëllaun e Madh,nëse…!

Pas përjashtimit të tij nga “Big Brother VIP Kosova 3,”

aktori Besfort Daka ka reaguar për herë të parë, duke shprehur zhgënjimin e tij lidhur me vendimin.

 

Daka dhe Rezart Veleshnja u përjashtuan të premten, me arsyetimin se kishin shkelur rregullat e shtëpisë.

 

Gjatë një deklarate në spektaklin e së hënës, Besforti sqaroi që, sipas tij, vendimi ishte i padrejtë, pasi nuk kishte bërë asnjë kërcënim ndaj Rezit.

 

E pranoj vendimin e Vëllait të Madh, edhe pse kam menduar të shqyrtoj mundësinë për ta çuar çështjen në gjyq. Personalisht, nuk e shoh si kërcënim atë që ndodhi, por nëse Vëllai i Madh e interpreton kështu, e pranoj,” u shpreh ai.

Besforti falënderoi publikun dhe shtoi se, edhe pse është zhgënjyer nga përjashtimi, do të respektojë vendimin e marrë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*