U aludua se transmetimi i “BBVK2” u ndërpre për shkak të sherrit fizik mes banorëve, zbulohet si qëndron e vërteta

Edicioni i dytë i “Big Brother Vip Kosova” ka pasur mjaft tension nga personazhet dhe nuk kanë munguar herë pas here edhe debatet e ashpra mes banorëve. Jo rrallëherë është dashur ndërhyrja e produksionit, edhe duke i penalizuar personazhet, që situata të qetësohet. Megjithatë, duket se 24-orëshi i fundit nuk ka qenë aspak i mirë për banorët e shtëpisë, por edhe për produksionin njëkohësisht. Pas një debati të lindur mes dy banorëve, Ganiut dhe Bleros, situata ka dalë jashtë kontrollit. Ky ka qenë edhe momenti kur transmetimi live është ndërprerë për disa orë duke ngritur dyshimet se ndërprerja është bërë e qëllimshme për arsye të sherrit.

 

 

Në fakt, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i produksionit “BBV Kosova”. Në një njoftim zyrtar, në faqen zyrtare të formatit në Instagram, produksioni ka sqaruar: “Sot në rrjetet sociale kanë qarkulluar lajme të rreme se në “Big Brother Vip Kosova” ka ndodhur një rast i dhunës fizike. Lidhur me këto raportime, dëshirojmë të njoftojmë opinionin publik se lajmet janë të rreme dhe nuk ka asnjë bazë për pretendimet mbi dhunën e presupozuar. Transmetimi në kanalin “Big Brother 1 dhe 2” është ndërprerë si rezultat i një problemi teknik nga ora 01:03 – 03:19”

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*