Teksa loja brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” vazhdon të marrë kthesa të paparashikuara, Edona ka vënë në dukje një ndërhyrje që po i bën vazhdimisht përshtypje.
Ajo ka ngritur zërin për sjelljen e konkurrentit Blerando, të cilin e akuzon se po e ndjek shumë afër.
Transgjinorja nga Suhareka u dëgjua duke iu drejtuar me një ton provokues: “Ka të shkoj më zamarit çka po boj, a po don me ardh me mu në nevojtore me shiku se çfarë po bëj?”.
Kjo nuk është hera e parë që ndërveprimet mes konkurrentëve brenda shtëpisë të “Big Brother” kapin vëmendjen e publikut dhe shpeshherë ato janë bërë burim diskutimi mes fansave të spektaklit.
Ndërsa Edona duket të jetë e bezdisur nga vëmendja që po i kushton Blerando, mbetet të shihet se si do të përhapi këtë dinamikë në lojën e saj dhe në marrëdhënien me pjesëtarët e tjerë të shtëpisë.
Përndryshe, këtë javë janë pesë banorë të nominuar: Santiana Maloku, Ardi dhe Mirdoni, Azemi, Blerando dhe Linda Halimi – ku një prej më pak të votuarve do të dalë këtë të premte.
Leave a Reply