Edona James vazhdon lojën e saj në Big Brother VIP Kosova me shumë debate e momente qesharake.
“Nuk du me u marr ma me ty. Mos ma përmend emrin t’lutem”, i është drejtuar Edona Blerandos, teksa i njëjti vetëm po e dëgjonte atë.
Pas kësaj situate Buci dhe Santiana janë munduar ta qetësojnë Edonen, ndërkaq Ardi e ka pyetur se pse është duke u sill në këtë mënyrë me Blerandon.
“M’ngucë, thotë “ti ofendon, ti kshtu, ti ashtu”, gjithçka m’thotë”, është përgjigjur ajo.
E pyetjes se a do të qajë nëse eleminohet Linda, ajo është përgjigjur: Po, me dalë Linda qaj. Se e du. Me dalë Blerando gëzohem, ka me kendu ditë për ditë.
Leave a Reply