Gazetarja ka demaskuar aktorin Julian Deda duke i nxjerrë statusin e bërë vite më parë kundër spektaklit.
“Fakti që personazhe të tillë si Juli, që kanë një karrierë të gjatë, kanë merak privatësinë dhe ekspozimin e familjes apo që nuk e kishin menduar kurrë më parë se një ditë do bëheshin pjesë e këtij formati,
vendosin të futen aty brenda, tregon njëfarë dorëzimi përballë një shoqërie që të konsideron vetëm po ishe viral në tik- tok, apo instagram.
Big Brother shihet si një mundësi për të bërë famë dhe para të shpejta. Ka humbur besimi te sistemi vleror, apo te puna që të nxjerr në sipërfaqe.
E në këtë pikë nuk e di nëse është “faji” i Julit që futet aty brenda apo i një shoqërie të tërë për të cilën, nëse nuk je “Luizi”, ti nuk vlen fare” shkruan gazetarja
Leave a Reply