Edona, Kaderit: Lumbardhi nuk ka ndjenja për ty, ia shikonte të pasmet Albyt – ti je dërrasë

Banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Edona James, ka vazhduar me këmbëngulje të theksojë se Kader mund të ketë ndjenja për Lumbardhin, por jo edhe anasjelltas.

Për këtë ajo dha disa shembuj, përfshirë një në lidhje me ish-konkurrenten e BBVK, Alby the Goat.

“Lumbardhi nuk ka ndjenja për ty. Këtë e sheh si lodër. Lumbardhi ia shikonte të pasmet Albyt, ty nuk të shikon se je dërrasë. Ti je naive”, iu drejtua transgjinorja bukuroshes nga Prizreni.

Ajo në anën tjetër ia ktheu: “në jam kështu siç jam. Po më pëlqen vetja”.

Në këtë mes u përfshi edhe Santiana Maloku duke thënë se e njohin më mirë se ajo, Lumbardhin.

Kader tha se nuk do t’i marrë këto parasysh dhe se do të vazhdojë të jetë e njëjtë me ish-futbollistin.

Ata janë çifti i vetëm i krijuar në Big Brother VIP Kosova 2.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*