Të shtunën që lamë pas filloi spektakli i Big Brother Vip në Shqipëri. Një ndër gjërat që bënë shumë përshtypje ishte hyrja e Rike Roçit, vajzës së konsideruar si tifozja më seksi e Kombëtares Shqiptare.
Rike u la duke pritur më shumë se tri orë në temperatura afër zeros, përpara se të bënte hyrjen e saj zyrtare në shtëpi, duke qenë e 16-ta në radhë nga banorët që u pranuan brenda.
Burime për Living tregojnë se Rike Roçi u la të priste gjatë mbi vinç si një dënim nga vëllai i madh pasi ditën që ishte futur për t’u karantinuar në hotel, kishte dorëzuar vetëm njërin celular dhe kishte mbajtur një tjetër me vete.
Ajo madje u pa duke komentuar në një live të ish banorit të Big Brother, Anaid Kaloti.
Leave a Reply