E papritur! Sherri mes banoreve nё BBVA 3 degradon deri ne konfrontim fizik?!!

Një debat i ashpër ka lindur mes Merit dhe Sarës gjatë natës, të cilat janë tek i njëjti grup tek sfida e litarëve që i ka caktuar Vëllai i Madh.

Gjatë një bisede me grupin, Sara ka përmendur emrin e Merit, ndërkohë që ajo ishte në gjumë. Meri i kthehet me nerva dhe me ofendime, nga ku nisi dhe debati i fortë.

Meri Shehu: Mos ma përmend më emrin tim se e di çfarë të punoj apo jo, në mes të natës e di çfarë të punoj. Hajde boll.

Sara Dorgjeni: Mendoj se duhet të kursehesh.

Meri Shehu: Do që të shkojmë në tualet, hajde ikim. Emrin tim mos e përmend.

Sara Dorgjeni: Do ta përmend sa të dua.

Meri Shehu: Boll të thashë. S’të kam penguar unë të shkosh në tualet, as tek ai dashnori atje, as tek ai andej. Mos të shkoj ta zgjidh tek Vëllai i Madh njëherë e mirë. Ua rregulloj unë nesër, përmend Merin, Meri në gjumin e vet (Ngrihen të ikin në tualet).

Meri Shehu: Më bëre tabelë qitje ti.

Sara: Tani nuk do të çohemi sepse unë dua të qetësohem nga ajo që tha.

Meri Shehu: Si të duash.

Erjola Doçi: Po e ka të nevojshme tjetri, o kuçedra çfarë keni. Boll pash Zotin.

Meri Shehu: Qetësohuni, kush do të ikë në tualet, ikim.

Erjola Doçi: Ju nuk paskeni qenë njerëz, por specie.

Sara Dorgjeni: Meri nuk po të flas vetëm sepse je pa qejf.

Meri Shehu: Ça do më bëje po të mos isha pa qejf? Çfarë? Boll të durova (Sara i shkon afër).

Meri Shehu: Hë çfarë do bësh (Banorët e tjerë e largojnë Sarën) Provoje, hajde bëje.

Sara Dorgjeni: Nuk po i bëj asgjë.

Meri Shehu: Kë kërcënon ti? Mua? Hajde se ta rregulloj unë.

Sara Dorgjeni: Nuk po të flas fare. Nuk është mirë kjo.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*