Në një intervistë të fundit, ish-pjesëmarrësi i Big Brother, Ardi, ndau përvojën e tij të
paharrueshme në shtëpinë e BB, duke treguar se kjo eksperiencë i solli miq të rinj dhe momente që do t’i kujtojë për gjithë jetën. Ai gjithashtu pranoi se kërkesat për përformancat muzikore në klube janë rritur, duke shprehur kënaqësinë e tij për interesin e publikut për muzikën e tij.
Megjithatë, kur u pyet për jetën e tij private dhe për Shqipen, Ardi refuzoi të japë përgjigje konkrete dhe tha se preferon të ruajë privatësinë e tij. “Më mirë këtë përgjigje le ta japë vetë Shqipja,” tha Ardi me një buzëqeshje. “Nuk kam qejf të dalë nga unë.”
Kjo përgjigje e Ardit nuk ka qenë e papritur, duke marrë parasysh që shumë personazhe publike preferojnë të mbajnë jetën e tyre private larg vëmendjes së publikut. Ndërkaq, Ardi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për admiruesit e tij për muzikën dhe performancat e tij energjike në skenë.
Leave a Reply