Gruaja e Pëllumb Metës, 50-vjeçarit i cili u vra dhe u gropos nga fëmijët e tij,
ka dhënë në intervistë ekskluzive për emisionin Review në Euronews Albania.
Bashkëshortja tha se Pëllumbi ishte një njeri i dhunshëm i cili e ka dhunuar
atë gjatë gjithë jetës bashkëshortore.
Sipas saj fëmijët janë rritur me dhunë në familje dhe kjo ka qenë arsyeja që kanë kryer një veprim të tillë.
“Me mua ka pasur dhunë fizike. Që kur jam futur në atë derë trupi im më shumë rinte i nxirë se sa i bardhë”, tha ajo.
Bashkëshortja zbuloi dhe konfliktin e lindur mes babait dhe vajzës 19-vjeçare.
Ajo tha se i ati donte ta fejonte me një person që vajza nuk e njihte.
Ndërkohë që 19-vjeçarja e kundërshtonte katekorikisht pasi ishte një student ekselente dhe donte të arsimohej.
“Sa i përket fejesës është e vërtet që kishte shumë konflikt, pasi donte patjetër që të bëhej ajo fejesë.
Ndërkohë që vajza nuk donte, pasi vazhdonte studimet e larta dhe nuk e njihte djalin, por nuk kishte as priioritet në këtë fazë të jetës që të fejohej, pasi është vetëm 19-vjeçe,
në vitin e parë të shkollës së lartë. Ai ishte natyrë autoritare, ashtu ka qenë gjithmonë, unë s’guxoja dot të hapja gojën çfarëdo lloj vendimi që të merrte ai. Ashtu donte të vazhdonte dhe me fëmijët.
Goca nuk e pranonte këtë dhe kjo zgjati shumë.
Nuk e di pse donte ta fejonte, kur vajza mësonte dhe kishte mesatare 9.9.
Ajo kishte investuar te arsimi, por nuk e di pse babai donte që ajo ta merrte këtë kthesë. Unë nuk guxoja të thoja asnjë gjë pasi kisha vite që rrija aty e shtypur dhe e dhunuar.
Leave a Reply