Meritoni kalon naten me Saren,Ilnisa çmendet dhe e detyron Meritonin të…(Video)

Ilnisa dhe Meritoni janë përfshirë në një debat pasi ky i fundit i ka lënë hapësirë Sarës që të ulej në krevatin ku ai dhe gazetarja flenë bashkë.

Ky gjest e ka acaruar tepër Ilnisën,e cila i thotë Meritonit se minimalisht duhej t’i merrte leje për të bërë atë veprim.

Meritoni nga ana tjetër e akuzon atë sepse sipas tij, Ilnisa nuk i respekton shoqërinë dhe gjesti që bëri me Sarën e ka poshtëruar atë.

Teksa ai kërkon llogari për veprimin situata agravon dhe çifti largohen nga njëri-tjetri të mërzitur.

Pjesë nga debati

Ilnisa: Minimalisht duhet të më pyesje dhe të bëjë këtë gjest

Meritoni: Është hera e parë dhe e fundit që kur jam i ulur me njerëz të caktuar që vjen në sy të dikujt tjetër dhe reagon ashtu. Mos reago ashtu për një shtrat sepse është normale që kur dikush nuk ndihet mirë t’i thuash hajde shtriu

Ilnisa: Kishte krevate bosh tek dera, tek i mi nuk ke të drejtë pa më pyetur mua

Meritoni: Pse nuk e respekton një njeri që po kalon shumë mirë po sillet shumë mirë. Pse nuk ma respekton shoqërinë time? Pse nuk e respekton kur unë dua të krijoj shoqëri të reja?

Ilnisa: Jo përmes krevatit tim. Po ç’është kjo shoqëri e madhe ne “BBV”?

Meritoni: Po unë edhe nuk të pyes fare

Ilnisa: Po mos pyet

Meritoni: Po çfarë është ai veprim? Si më poshtëron ashtu?

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*