Meritoni i kërkon të heshtë, Ilnisa tregon që është larguar dhe ka hyrë përsëri në shtëpi!

Dje (e premte) Rike dhe Meritoni u përfshinë në një debat shumë të ashpër, pasi Meritoni bëri një gjest jo të këndshëm duke hequr rripin e pantallonave.

Diçka që ra në sy ishte mosprezenca e partneres së Meritonit, Ilnisës, e cila nuk ishte prezentë fare në asnjë çast të debatit.

 

Nëpër rrjete sociale, po qarkullon një video, në të cilën gazetarja jep një deklaratë të pazakontë.

 

Ajo thotë që e ka lëshuar shtëpinë për një kohë dhe është kthyer në mëngjes.

“Dje unë ika, kam ardhur në mëngjes në dhomën e rrëfimit. Kam ardhur në mëngjes.” – deklaron Ilnisa.

Meritoni mundohet t’i thotë Ilnisës të heshtë, por ajo vetëm qesh teksa rrëfehet.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*