Sara se babai i saj nuk e ka kërkuar kurrë, por kur e ka parë për herë të parë, në moshën 4-vjeçare, i kishte dhënë diçka për të konsumuar, e cila i ka rrezikuar jetën.
Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Sara Gjordeni, ka treguar e përlotur historinë e jetës së saj. Në një intervistë të dhënë për “Ftesë në 5”, Sara se babai i saj nuk e ka kërkuar kurrë, por kur e ka parë për herë të parë, në moshën 4-vjeçare, i kishte dhënë diçka për të konsumuar, e cila i ka rrezikuar jetën. Pra kishte tentuar që ta helmonte.
Por jo vetëm kaq! Ajo tregoi se babai jo vetëm ka dashur ta rrëmbejë kur ka qenë fëmijë dhe është shpëtuar nga daja, por e ka përndjekur dhe shantazhuar edhe 4 vite me radhë në rrjetet sociale.
Tim atë nuk e kam takuar kurrë, nëna ime është larguar në emigracion 3 vjeç. Ndër kujtimet e mia të para si fëmijë ka qenë një skenë dhune që nuk e kam parë as në filma atë skenë. Nëna ime ka humbur veshkën atë natë. Ka që asaj dite probleme me zemrën. Ashtu ka shkuar mes malit për në Greqi. Mami më kujtonte vetëm mua dhe ashtu e sapo operuar ka arritur gjallë në Greqi. Nuk kam qenë fëmijë i vetëm, nëna ime ka humbur 2 djem. Im atë është gjallë, por s’më ka kërkuar kurrë. Një herë që më ka kërkuar, më ka sjellë diçka që unë e kam konsumuar dhe për pak kam humbur jetën në moshën 4-vjeçare. Kjo tregon mos besimin tim te njerëzit. Nëse im atë ishte në gjendje ta bënte atë, çfarë të pres nga të tjerët. Në moshën 16-vjeçare, për 4 vite me radhë me një llogari false jam shantazhuar, ofenduar kritikuar dhe imë më ishte gjykuar për mënyrën sesi më kishte rritur. Mora vesh që pas asaj llogarie ishte sërish im atë. Prandaj nga njerëzit kisha tërheqje. Ato gjëra lënë gjurmë. Gjithmonë ka deklaruar që më ka dashur shumë, kur
Gjykata ka vendosur të qëndroja me nënën, ai ka reaguar shumë keq. Njëherë e kam parë, kam vrapuar, i kam thënë dajës po më ndjek ky xhaxhi. Mami kur është larguar, ka ardhur për herë të parë në ditën e parë të shkollës. Tek dera shoh një zonjë të veshur shumë mirë, frikësohem dhe i çoj tezes pjatën me vrap dhe i them tezes “Teze ka ardhur një teta tek dera”. Kur im atë i ka vendosur zjarrin shtëpisë kur jetoja humba të gjitha kukullat e mia”, rrëfeu mes lotësh Sara.
Leave a Reply