Familja e Bardhit pranon Sarën? Modelja poston foton nga Kumanova!

Ditën e djeshme ish-banorja e Big Brother Vip, Sara Gjordeni, njoftoi se po shkonte drejt Kumanovës për të takuar partnerin e saj, Bardhin.

Pas lajmeve që po qarkullojne prej ditësh tashmë se familja e këngëtarit nuk janë dakort për lidhjen e tyre dhe pas përplasjeve që ajo ka patur me menaxherin e partnerit të saj, Jetmir Agajn, Sara u nis drejt vendlindjes së Bardhit.

Ndërkohë, së fundmi ajo ka postuar një foto ku shihet krah të dashur të saj, ose ndryshe ashtu si dhe vetë ajo e ka shprehur shpesh herë, pranë “babait të fëmijës” së saj.

“Ju duam”, shkruan Sara krah fotos.

A e ka  takuar Sara familjen e Bardhit, a është shkrepur kjo foto në shtëpinë e këngëtarit, këtë nuk dimë ta themi, por ajo që është e sigurt është fakti që çifti janë të lumtur krah njëri-tjetrit dhe “gojët e liga” (komentet e rrjeteve sociale) s’ kanë mundur që t’i ndajnë!

Ndërkohë, theksojmë se deri më tani një “follw back”  nga Bardhi nuk ka ardhur.

Edhe pse ka disa ditë që ka lënë shtëpinë e “ Vëllait të Madh” dhe si rjedhojë është aktiv dhe në rrjetet sociale Bardhi ende nuk ndjek në “Instagram”  partneren e tij, Sara Gjordenin.

Madje, në llogarinë e tij nuk shohim asnjë foto me Sarën, ndryshe nga llogaria e kësaj së fundit e cila është e mbushur me foto krah Bardhit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*