Kader Kicaj dhe Lumbardh Salihu, të njohur nga spektakli Big Brother VIP Kosova 2, duket se nuk mund të jetojnë pa njëri-tjetrin.
Çifti ka publikuar fotografi në rrjetet sociale ku shfaqen shumë të afërt gjatë pushimeve të tyre.
Në disa nga këto fotografi, Kader shfaqet në bikini të zeza duke qëndruar në kraharorin e Lumbardhit, i cili duket i buzëqeshur, pranë të dashurës së tij.
Kader gjithashtu e puth atë në disa nga këto imazhe, duke treguar afeksionin e tyre të fortë.
Nga ana tjetër, Lumbardhi duket tejet i lumtur dhe i relaksuar, teksa kishte veshur disa pantallona për plazh, duke kompletuar atmosferën e pushimeve.
Leave a Reply