Rike Roçi shkaktoi trazira në rrjet ditën e sotme me një postim që bëri në llogarinë e saj të Instagramit.
Ish-banorja e “Big Brother Albania” publikoi një bisedë mes saj dhe gazetarit Bled Mane, në të cilën ky i fundit shkruante: “E kam lënë shtatzënë”, por pa përmendur emra.
Më pas, shumë media raportuan se gazetari Bled Mane është duke bashkëjetuar me ish-konkurrenten e “Përputhen” dhe “Big Brother VIP Kosova”, Shqipe Hysenaj.
Si për të ironizuar lajmin dhe për të hedhur poshtë njëkohësisht aludimet në rrjet, pas reagimit të Shqipes vjen dhe reagimi i Bled Manes.
“Më mirë bashkëjetoj me tigrin në kopshtin zoologjik”, shkruan gazetari.
Aludimet për bashkëjetesë mes dyshes erdhën pasi Shqipja u rikthye sërish në Top Channel.
Sa i përket aludimeve të nxitura nga Rike Roçi se do të bëhet baba, gazetari ka shpërndarë postimin e ish-banores dhe krahas shkruan: “Bëhu gati Rike Roçi se nuk përmbahem”.
Leave a Reply