Shpërndante kokainë për klientët me statusin “VIP”, bie në pranga ish-konkurenti i Big Brother !(Foto)

Një nga të arrestuarit e operacionit “Tempulli 4”

 

është Armand Haderllari, i njohur si pjesëmarrës në një reality show në Shqipëri, disa vite më parë.

 

Haderllari punonte si menaxher i lokaleve të njohura të natës në zonën e ish-Bllokut. Përveç rolit si menaxher, Haderllari ishte edhe shpërndarës i kokainës.

 

Klientët e tij ishin kryesisht VIP-a të njohur, frekuentues të jetës së natës në kryeqytet. Haderllari u siguronte atyre doza kokaine, çmim që shkonte deri ne 12 mijë për 1 gram

Antidroga e Tiranës po heton për persona të tjerë të shpërdarjes së drogës, si bashkëpunëtor të Haderllarit. Haderllari rezulton të ketë marrë pjesë në edicionin 3 të Big Brother Albania në vitin 2010.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*