Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova nisi pak ditë më parë.
Pjesë e këtij reality shou u bë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Drenusha Latifi.
Në spektaklin e së hënës, ajo ka folur pak për ish-bashkëshortin e saj dhe frikën që ka, derisa ndodhet brenda shtëpisë.
Ajo theksoi mes të tjerash se ka frikë që ish-partneri mund t’ia marrë fëmijët, edhe pse nuk i lejohet.
Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Atilla Kardesh me një postim të shpërndarë në InstaStory.
Kur gjuha gënjen, sytë e thonë të vërtetën”, ka shkruar ai krahas fotografisë duke etiketuar edhe Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Se çfarë do të ndërmarrë në lidhje me këtë pritet të shihet ditëve në vijim
Leave a Reply