Banori i “Big Brother Vip Kosova”, Mevlan Shaba, në një bisedë me banorët ka paralajmëruar se nuk do të mund ta mbaj veten, duke nënkuptuar se do dhunojë njërin prej tyre, konkretisht Besforin.
Po më tha ndonjë gjë do i bie. Nuk e duroj dot më, si mund të provokojë njeriu në atë lloj mënyrë. Të shajnë profesionin, vetëm shajnë, më vjen me vjell më thotë kur këndon ti. Unë s’i kam fol atij nëse di apo jo të aktrojë. Nuk më intereson se çfarë bën
Ose e bën kastile ose e shtyn dikush tjetër, nuk e di”– thotë Mevlani.
Ai këtë e tha gjatë një bisede me banorët e tjerë dhe fjalën si duket e kishte për Besfortin.
Ky i fundit iu drejtua Mevlanit duke i thënë:
“Nuk çuditna me ty, çuditem me ata që të kanë pa”.
Leave a Reply