“Tensionet në BBVK: Psikologët dhe Policia Ndërhyjnë për Mevlanin në shtëpin e BBVK!”

Debate të forta janë regjistruar së fundmi në shtëpinë e Big Brother Vip Kosovë

Ka qenë Mevlan Shaba ai i cili është përplasur me gazetarin Vullnet Krasniqi.

 

Temë e debatit është bërë Kosova dhe Shqipëria. Këngëtari ka thënë se jemi një, deklaratë e cila është kundërshtuar nga gazetari.

Qysh more jena një, nuk jemi një, jemi dy shtete dhe nuk jemi këtu më 28 nëntor. Moti e kam bërë këtë diferencë dhe marova duke e bë këtë dallim”, i thotë Vullneti. Debati mes tyre agravoi deri në kërcënime.

Në një bisedë me konkurrentin tjetër, Rezart Veleshnjan, Mevlani u shpreh se po “i nxihet jeta” dhe janë të frikësuar nga reagimet e konkurrentëve nga Kosova.

Madje në një moment Rezarti ka bërë me dije se Mevlani është kërcënuar nga banori.

Pjesë nga biseda e Mevlanit dhe Rezartit:

Mevlani: Na i kanë nxirë jetën Kosova-Shqipëria. Ne nuk i kemi pasur këto probleme sa konkurrentë nga Kosova kemi pasur në Shqipëri asnjëherë nuk është bërë ky debat në Shqipëri. Ndërsa, këta çdo ditë nga mëngjesi deri në darkë. Publiku Zot faleminderit na kanë respektuar, por këta që kanë rënë këtu brenda Zoti na ruajtë.

Rezarti: Këta janë të egër. E dëgjove se çfarë tha dje unë ta fus me shpulla të marr me grushta.

Mevlani: Po këtshtu tha, ne kemi ardhur këtu të na vrasin këta.

Rezarti: Ne nuk kemi marrë me shpulla ndonjë të Kosovës kur na kanë ardhur. Te ne nuk është bërë asnjëherë temë diskutimi “Shqipëri-Kosovë”. Këtu po shoh që ja bën me shënjë ai (shenjën e thikës). Mos dil fare nga kjo dera plako se këta janë të dhunshëm. Nuk duan humor këta.

Ndërkohë, më pas aktori ka bërë me dije se në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova pas debatit kishin mbërritur forcat e policisë si dhe psikologët.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*