Një prej konkurrenteve të edicionit të dytë të “Big Brother Kosova”, Linda, së fundmi ka deklaruar se po konsideron të largohet nga gara.
Ajo është shprehur se situatat dhe polemikat e ndodhura janë bërë të mërzitshme për të, ndërkohë që ndihet keq për vajzën, së cilës i ka premtuar se do të rikthehet shpejt.
Këtë bisedë ajo e ka bërë gjatë ditës së sotme me Santianën, e cila e ka këshilluar që t’i mendojë edhe një herë gjërat mirë para se të marrë një vendim.
Po më sillet si ide, nuk kam vendosur asgjë por e kam si mendim, e kam për vajzën, nuk dua ta lë se i bie që po dorëzona me sfidat e vetes se nuk jam rrëzuar kurrë para asnjë sfide, nuk po dua të ia lejoj vetes këtë mendim se është mendim negativ, por po e kam të vështirë sepse më ka mbetur peng se i kam thënë që kthehem shpejt, është gënjeshtra e parë që ia kam thënë, ende nuk kam vendosur se nuk po dua të marrë vendime të ngutshme”, tha Linda.
Leave a Reply