Në “Darkën e të Nominuarve” në Big Brother VIP Kosova 2 u shtruan shumë pyetje për banorët të cilët janë në nominim.
Edona James, Lumbardh Salihu, Monika Salihu, Vesa Vllasaliu, Linda Halimi e Alby the Rydes iu përgjigjën shumë gjërave.
Një pyetje ngacmuese iu drejtua transgjinores nga Suhareka, nëse do të kryente marrëdhënie brenda shtëpisë.
“A do të kryeje marrëdhënie intime në Big Brother VIP Kosova 2”, ka qenë pyetja që iu bë.
“Jo, unë bëj shaka. Foli fjalë të ndyra, po kjo se e kam ndërruar seksualitetin. Unë për vete nuk kam ardhur këtu për atë, se më shikojnë fëmijët, të gjithë shqiptarët”, u shpreh ajo.
Biondja tutje shtoi: “Kam ardhur këtu me e ndërru imazhin tim. Të tregoj veten time”.
Edona ndryshe po pëlqehet mjaft shumë për karakterin e saj dhe energjinë pozitive që po e përcjell.
Leave a Reply