Luizi konfirmon shtatzëninë e Kiarës? Video

Prej kohësh në mediat rozë po qarkullon lajme se Kiara Tito është shtatzënë, ndonëse vetë çifti më i komentuar i showbizit e ka mohuar. Por së fundmi ka qenë Luizi që ka trazuar sërish ujërat.

Në një foto të ndarë në Instagram, ku këngëtari supozohet të jetë afër barkut të partneres së tij, ai shkruan: “Rrahjet më të ëmbla në botë!”

Nuk dihet nëse e gjitha kjo është një shaka nga ana e Luizit apo ka diçka të vërtetë megjithatë këngëtari dhe fituesi i “Big Brother” e ka shprehur shpeshhërë dëshirën për t’u bërë baba.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*