E krahasoi me Bleron, Stresi reagon ashpër, paralajmëron hapur Bledi Manen

Bledi Mane i njohur për komentet e tij kontroverse, këtë vit do ta shohim në ekranin e televizionit të Kosovës, në panelin e opinionistit të edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip Kosova’.

Në nisje të ‘reality show-t’ mbrëmjen e djeshme, Bledi ka bërë një krahasim të banorit të parë, këngëtarit Blero Muharremit me një këngëtar shqiptar i cili siç thotë ai ka qenë konkurrent në edicionin e parë dhe kanë shumë të përbashkëta në historitë e tyre të jetës.

Ndonëse nuk përmendi emra, u kuptua se bëhet fjalë për reperin Stresi i cili u shpall edhe fitues i edicionit të parë.

Këtë koment Stresi nuk e ka pritur mirë dhe ka bërë një ‘paralajmërim’ për Bledin, teksa shpërthen edhe në ofendime ndaj tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*