Çmendet Olta / Puth në buze Ilir Shaqirin,ja reagimi i tij..

Olta Gixhari ka ndezur studion e “Dancing With The Stars”

me lëvizje provokuese.

Olta Gixhari ka imituar një lëvizje hot të konkurrentes së spektaklit, pasi Ilir Shaqiri i tha kësaj të fundit se nuk i pëlqeu mënyra se si lëvizi belin.

 

Në atë moment, aktorja, e cila është anëtare jurie e DWTS së bashku me Ilirin, ka vendosur të demonstrojë lëvizjet në tavolinë.

 

Teksa ktheu të pasmet nga kolegu i saj, ajo nisi të bëjë twerk dhe iu drejtua: “Kështu bëhet?”.

Por Ilir Shaqiri nuk e kishte mendjen në atë momentin pasi po diskutonte me konkurrenten dhe ktheu sytë nga aktorja në çastin që ajo përfundoi “performancën” e saj.

“Nuk e pashë? E bëre?”, iu drejtua ai Olta Gixharit. Por aktorja iu kthye duke iu përgjigjur: “E humbe” dhe u ul në karrigen e saj.

Situata krijoi konfuzion tek balerini, i cili shtoi: “Na mbytën performancat”, ndërsa nisën të qeshurat

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*