VIDEO: Momenti horror kur 23-vjeçarja vritet nga i dashuri, viktima po filmonte me telefon

Një e re braziliane filmoi momentin kur u qëllua dhe u vra nga i dashuri i saj. Pamjet dramatike tregojnë 27-vjeçarin Diego Fonseca duke qëndruar pranë një dritareje dhe duke i drejtuar armën 23-vjeçares Ielly Alves në një shtëpi në qytetin Jataí.

Në video dëgjohet Alves duke qeshur dhe duke i thënë Fonseca-s: “Bëje! Wow, kjo është shumë e lezetshme.”

Foncec tërhoqi këmbëzën dhe vajza u rrëzua në dysheme. Më pas ai e dërgoi në spital ku ajo u nënshtrua kujdesit për plagët e marra. Autoritetet u thirrën në spitalin mjekësor dhe folën me Fonseca, i cili pretendoi se dy persona hipën në një motoçikletë dhe se njëri prej tyre qëlloi dy të shtëna, duke goditur Alves.

 

 

Oficerët hetues kanë vënë re se ai është konfliktuar dhe e kanë dërguar në komisariat, ku kanë parë videon e të shtënave në celularin e Alves. Fonseca u arrestua me akuzën e vrasjes. Arma e tij u gjet afër vendit ku ai kishte parkuar makinën e tij jashtë spitalit. Ai kishte precedentë penalë për grabitje dhe sulm ndaj ish-të dashurës së ti

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*