E gjeta të varur në mëngjes dhe…” – rrëfimi tronditës i Edona James për partnerin e saj që kreu vetëvrasje

Edona James ka vazhduar të sjellë rrëfime nga jeta e saj private, duke zbuluar detaje nga marrëdhëniet me ish-partnerët.

 

Së fundmi gruaja transgjinore në një bisedë me disa prej banorëve ka treguar për një rast të rëndë që i kishte ndodhur.

Edona tregoi se në moshën 20-vjeçare ishte në një lidhje që përfundoi në katastrofë, duke treguar se ish-partneri i saj u vetëvra.

“Isha 20 vjeç, ai u vetëvar, e gjeta në mëngjes, për punën që bëra, nuk e përballoi dot, shkroi një letër, u zgjova në mëngjes, më ndjeu zemra”, Edona. tha.

“E kam dashur shumë, më ka thënë një natë më parë nëse nuk vinte në shtëpi tani do të vrisja veten, por nuk e kuptova, edhe ai më donte, ky ishte rasti më i vështirë për mua në jetë. ”, vazhdoi ajo.

 

Ndërkohë kujtojmë se Edona në rrugëtimin e saj drejt BBVK-së ka fituar zemrat e publikut duke u zgjedhur dy herë radhazi si favorite.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*