Historia rrëqethëse e Santianës së BBVK: Si e kuptova që “motra” ishte në të vërtetë nëna ime

Santiana Maloku është një prej banoreve më të zëshme të edicionit të dytë të spektaklit Big Brother VIP Kosova.

Ajo ka treguar se ka një histori të veçantë familjare dhe këtë e ka shpalosur gjatë një interviste në “Ftesë në 5” të dhënë pak muaj më parë.

Mes të tjerash, bukuroshja nga Gjakova ka treguar se si e ka marr vesh në moshën shtatëvjeçare që ajo që i ishte prezantuar si motra e saj, në fakt ishte nëna e saj.

 

Po, kam qenë duke luajtur afër shtëpisë me një kushërinj të nënës time dhe si fëmijë, zënka të vogla, ajo ma tregoi dhe unë u shokova se nuk e prita. Dhe shkova në shtëpi dhe thirra nënën. Edhe hyra në dhomë, se s’e harroj kurrë atë moment edhe ju kam drejtuar motrës time, i thashë ‘Tregomë a je nëna ime, a motra ime’ edhe ajo mbeti, s’diti se si të reagonte. ‘Po, unë jam nëna jote. Hajde ta tregoj krejt. Edhe m’i ka tregu krejt sendet, prej fillimit deri në fund qysh kam qenë, pse kam vendosë mos me më tregu, kanë vendosur që me më tregu kur të rritna dhe pak që me i kuptu më mirë, mos me gjyku nënën time”, thotë Santiana.

 

 

Videoja e cila tregon këtë moment, është shpërndarë tashmë me të madhe në rrjetet sociale.

E njëjta ka treguar se prindërit e saj janë ndarë menjëherë pas luftës, pasi babai është larguar për në Gjermani dhe nëna e saj e ka rritur e vetme.

 

Përndryshe nëna e Santinës, e cila quhet Agnesa Maloku, është policja e parë femër në Gjakovë dhe pjesëtare e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*