Kiara dhe Luizi presin një vajzë”, reagon për herë të parë Efi Dhedhes

Prej kohësh në media po përflitet për faktin, se këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito janë në pritje të një fëmije, madje sipas mediave është zbuluar edhe gjinia. Thuhet se është vajzë!

Ndërkohë, ish-banorja e Big Brother VIP 2, Efi Dhedhes ka qenë dje në mbrëmje e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ku foli edhe për shtatzëninë e Kiarës.

Ndonëse vajzat nuk kanë më komunikim me njëra-tjetrën, Efi i uroi Kiarës shtatzëni të mbarë, ndërsa la të kuptohet, se nuk ishte pjesë e festës, ku u zbulua gjinia e bebes.

“Nëse është e vërtetë, do e uroj me gjithë zemër. Më bëhet shumë qejfi për ta”, tha Efi. /

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*