Alba Vukaj kërkon të largohet nga Big Brother?(Video)

Alba Vukaj është njëra nga banoret më të dashura në Big Brother VIP Kosova 2.

Bukuroshja shkodrane tashmë ka fituar zemrat e të gjithëve, ndonëse komentohet për çdo veprim në këtë reality shou.

E së fundmi, ajo duket se nuk ndjehej mirë dhe se kërkoi që ta linte shtëpinë e famshme.

Në një video që është shpërndarë në rrjete sociale, zeshkania shihet duke i thënë vëllait të madh që ta thërras në dhomë të rrëfimeve.

“Vëllai i madh” a mundesh me më thirr në dhomë të rrëfimit të lutem”, u shpreh ajo.

Nuk dihet arsyeja e kësaj, edhe pse ata shpesh mërziten me konkurrentët e tjerë në këtë format.

Sidoqoftë, pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në vazhdim.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*