Zbulohen detaje të tjera mbi arsyen e largimit të Drini Zeqos nga Big Brother Vip 3!

Drini Zeqo pak më parë u largua nga Big Brother për një emergjencë familjare.

Burime pranë gazetarit kanë zbuluar më shumë detaje rreth këtij vendimi.

Nëna e Drini Zeqos ka qenë arsyeja pse i biri u largua nga shtëpia.

Mësohet se nëna e Drinit është shtruar me urgjencë në spital për shkak të një komplikacioni shëndetësor.

Një pjesë e banorëve janë prekur nga largimi i gazetarit.

Ilnisa u përlot dhe Roza u shpreh e mërzitur: Drini ishte një element shumë i veçantë, një gur i pazëvëndësueshëm. Xhentilesa e tij është për t’u marrë shembull. Më vjen keq… Do ketë një rast urgjence në familje!

Kujtojmë se Drini u zgjodh lider i shtëpisë dhe tani një banor tjetër do ta zëvëndësojë.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*