Drini Zeqo mund të rikthehet në “BBV”?

Drini Zeqo, ishte i pari personazh që hapi dyert e ‘Big Brother Vip’ dhe i pari i cili la garën për arsye familjare. Dalja e tij nga shtëpia më e famshme, erdhi e papritur për publikun derisa dje tregoi për herë të parë arsyen që çoi në vendimin për të lënë lojën për çmimin e madh.

Gazetari tregoi se motra e tij vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ditët e fundit ajo kishte shfaqur shqetësime të tjera, e se duhej të ndodhej pranë saj.

I ftuar në ‘Fan Club’, sot Drini nuk përjashtoi mundësimi e një rikthimi në ‘reality show-n’ e famshëm.

“Nuk i dihet asnjëherë. Unë them vetëm se nuk i dihet jetës dhe Vëllai i Madh ka forma të mistershme si i lëviz duart.

Në një javë kanë ndodhur kaq shumë gjëra sa nuk është çudi që në 3 muaj apo më shumë të ndodhin çudira të tjera”, tha Drini Zeqo.

Opinionistja Ina Kollçaku i tha Drinit se i vjen keq që një personazh me vlerë si ai ndodhet jashtë shtëpisë, ndërsa ai ia ktheu: “Prit një herë se mos futem prapë”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*