E bujshme/ ‘Na kercenonte…’ Nisi lidhje dashurie me Ilnisen, çfarë deklaronte ish-partnerja e Mertion Mjekiqit: Djalin se ka takuar asnjëherë!

Moderatori nga Kosova, Meriton Mjekiqi ka nisur një histori dashurie me gazetaren 11 vite më të

 

madhe Ilnisa Agolli brenda shtëpisë së BBV, edhe pse kanë vetëm dy javë që njihen.

 

Çifti i parë i Big Brother Vip janë prindër të dy fëmijëve nga marrëdhëniet e mëparshme.

Meritoni është baba i një djali, ndërsa Ilnisa ka një vajzë.

 

Por ndarja e Meritonit nga partnerja e tij, Egesta, nuk ka jenë e paqtë pasi dyshja janë përplasur edhe publikisht, ku kanë hedhur edhe akuza ndaj njëri-tjetrit.

Egesta shprehej disa vite më parë se Meritoni ishte vetëm “babai biologjik” i Loarit, pasi nuk e kishte takuar asnjëherë, madje nuk i kishte bërë as një dhuratë për ditëlindje.

 

Deklarata e saj u bë në vitin 2021, pas një interviste të moderatorit në emisionin “NIN”, ku foli për jetën e tij personale, marrëdhënien me ish-partneren dhe djalin e tyre.

Mjekiqi u pyet nga moderatori në lidhje me bisedën që ish-partnerja e tij kishte realizuar me rivalin e tij të hip hop-it, Varrosin, gjë për të cilën ai u shpreh se nuk i interesonte më.

 

“Nuk më intereson mua të kontaktoj me ishpartneren, unë i kam mbyllur muhabetet, e tha edhe vetë ajo. Ajo është ish-partnere, e respektoj si mamin e djalit tim, gjakut tim. Tentoj dhe gjithmonë kam tentuar të kem raporte të mira!”, u shpreh moderatori.

Ai ndër të tjera deklaroi se kontaktonte me djalin e tyre, por reagimet nga ish-partnerja ishin të forta, ndërsa tha se përpiqej në maksimum që të mos bënte gabime, që në të ardhmen djali i tyre mund ta kryqëzonte si baba.

 

Në lidhje me marrëdhënien e tyre aktuale, ai tregoi: “Ka një kohë që s’e kam parë, normal që edhe mërzitem, edhe kush ka evlad e din këtë pjesë. Mundohem me kalu në mënyra të ndryshme virtuale për me afru, kur e kam larg, është një vjet e gjysmë, ka filluar t’i bëjë ato veprimet e Meritonit. Mua më dhemb më së shumti për djalin kur të rritet edhe i merr vesh disa gjëra, edhe munden me lëndu, për shembull një veprim i tillë, një veprim i mamit të vet që e ka bërë gabim dhe për këtë arsye mundohem që mos të bëj ndonjë veprim të gabueshëm në lidhje me familje që mbas 10 viteve, Loari kur të rritet, Loari të thotë: ‘Këqyr babi paska bërë diçka gabim në lidhje me mamin tim ose me mua”.

Por në lidhje me këtë rrëfim, reagoi ish-partnerja e Meritonit për të rrëfyer version e saj të situatës. Mbrëmjen e së martës, ish e dashura e Meritonit, Egesta, tregoi se në fakt e vërteta është që ai nuk interesohej aspak për djalin.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*