SKANDAL/ Produksjoni i premton Edonës çmimin e madhë ja cila është arsyeja (VIDEO)

Në një skenë me emocione Edona, banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova,

 

ka zbuluar një prej ëndrrave të saj më të thella gjatë një bisede të sinqertë me bashkëbanorët Metin, Azemin dhe Shqipen në oborr.

 

Ajo nuk mund të mbante më dhe shpërtheu në lot, ndërkohë që i rrëfeu bashkëbanorëve se sa shumë dëshironte të kishte fëmijë.

Edona, e cila është transgjinore dhe një nga konkurrentët më të përfolur të këtij sezoni, ka ndarë hapur ndjenjat e saj më të brishta, duke prekur zemrat e bashkëbanorëve.

 

Përderisa lotët s’i ndalte, Meti u tregua i përkushtuar dhe në momentin e saj të vështirë, duke e mbështetur atë afër për t’ia lehtësuar dhimbjen.

Azemi, gjithashtu, shprehu mbështetjen e tij, duke i përkujtuar Edonës se ajo nuk është vetëm dhe se ka shumë mundësi për të realizuar ëndrrën e saj të të qenit nënë.

 

Ai shtoi se, pavarësisht sfidave dhe pengesave që ajo mund të përballet si transgjinore, ka gjithmonë një njeri atje që do të pranojë dhe do të vlerësojë dashurinë dhe vlerat që ajo sjell.

Meti, në një akt ngushëllimi, i tha Edonës se ekzistojnë edhe çifte të tjera që përballen me sfidën e të qenit prindër, dhe se adoptimi është një mundësi e mrekullueshme për të ndarë dashurinë dhe për të rritur një fëmijë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*