Edhe pse eliminimi i Ervinit ndodhi pak orë më parë, ky lajm u komentua shumë në rrjet dhe u konsiderua si një lëvizje e qëllimshme prej produksionit.
Ndonëse Ervini nuk ka bërë ‘zhurmë’ brenda shtëpisë, ai ka patur gjithnjë një
marrëdhënie shumë të mirë dhe ka qenë përherë personi që është dashur prej të gjithë shtëpisë ku
kjo gjë u vërtetua dhe nga reagimi që ata patën në momentin që u lexua zarfi nga produksioni, ku dalja e Ervinit tingëlloi pak keq për to.
Por dhe nga shumë sondazhe të zhvilluara lidhur me eliminimin e banorëve të nominuar,
rreziku për të dal Ervini ishte tepër i ulët.
Siç e dimë, Ervini është këngëtar dhe në imazhin e paraqitur më poshtë me siguri do të ju shtohen dyshimet.
Siç e shikojmë në imazhin më poshtë kemi njoftimin e një ‘club-i’ ku si të ftuar special ka Ervinin së bashku me grupin e tij, pikërisht në datë 3 shkurt.
Nuk e mendojmë që këto procedura dhe ftesa u bënë në mënyrë të menjëhershme pasi ai doli prej formatit.
Nëse Ervini ishte brenda shtëpisë, si do të ishte në të njëjtën kohë dhe në ‘club-in’ në fjalë?
Nëse kjo ska ndodhur atëherë qëndron ajo që shumë e dyshojnë,
një largim i qëllimshëm. Siç duket dhe kësaj here produksioni ndërhyri në mënyrë të gabuar tek personi i gabuar.
Leave a Reply