Në kërkim për mashtrim/ Arrestohet brenda shtëpisë së Big Brother Vip banori që hyri të shtunën në mbrëmje

Liam Osmani (Mandario) është arrestuar nga Policia për mashtrim brenda shtëpisë se Big Brother Vip.

Produksioni njoftoi përmes një zarfi banorët e tjerë se Liami nuk do të jetë më pjesë e garës.

Sipas policisë Liami ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse

Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3.

Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*