E pazakontë! Jetmiri lahet i zhveshur lakuriq në ‘BBV3’, ja reagimi i banorëve (Video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.

Banori më i ri i shtëpisë, Jetmiri, sipas pjesës tjetër të banorëve, ka bërë dush lakuriq në hapësirat e banjës së shtëpisë.

Nuk kishte si ky gjest i Jetmirit të mos komentohej si jashtë ashtu edhe brenda shtëpisë.

Juli gjatë një diskutimi me disa nga banorët e tjerë, ka falenderuar djemtë e regjisë që zgjodhën të mos i kapin këto pamje të Jetmirit.

‘Shyqyr që nuk e kap kamera dhe faleminderit çunave të regjisë por puna është çfarë ndodh këtu. Po ja e kapi?’

Romeo: Po e kapi është halli i atij dhe nuk është më halli jot! Po ja kapi syri ndonjërës nga këto ça do…

Megjithatë pritet që ky moment të diskutohet gjatë në prime-n e të shtunës.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*