Jul Deda ofendon rëndë Heidin: “S’të çova në krevat…”

Raporti i dyshes Heidi-Romeo vazhdon të diskutohet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Pikërisht kjo situatë ka nxitur edhe debatet mes Heidit dhe Julit.

Heidi e akuzon aktorin se ka qenë një nga shkaktarët që ka prishur raportet e saj me Romeon.

Këto fjalë të Heidit, Juli nuk i priti mirë, teksa iu shpreh se nuk është futur mes saj dhe Romeos për ta çuar në krevatin e tij.

Deklarata e Julit duket se e ofendoi Heidin, e cila u pa më pas duke shpërthyer në lot.

“Nuk kam hyrë mes jush për të të futur në krevat”, dëgjohet ti thotë Juli-Heidit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*