Rrjeti po zjen/ Kunata është autore e BBV, ky banor përflitet si fitues i këtij edicioni?!

Duke qenë një nga programet më të ndjekur, ashtu si në çdo edicion të “Big Brother Vip”, edhe këtë vit nuk kanë munguar teoritë e ndryshme “konspirative” në rrjet.

Së fundmi po qarkullon një teori ku janë hedhur dyshime për favorizimin e aktorit Romeo Veshaj në program, madje edhe për shpalljen e tij si fitues i këtij edicioni.

Kjo për shkak se një nga autoret e “Big Brother Vip” është kunata e Romeos, pra partnerja e vëllait të tij, Mario Veshaj.

Kjo i ka bërë ndjekësit të mendojnë se Romeo do të jetë një hap përpara banorëve të tjerë, gjë që nuk kanë ngurruar ta shprehin edhe në komente.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*