Egla Ceno rikthehet në shtëpinë e Big Brother VIP?

Një zarf i zi mbërriti ditën e djeshme në ambientet e shtëpisë së ‘BBV3’, teksa lajmëroi për skualifikimin nga gara të Egla Cenos.

Shkak u bë një incident i ndodhur pas ‘Prime-t’ të së shtunës por dhe shumë veprime të tjera të pahijshme që Egla ka bërë dhe pse herë pas here është paralajmëruar nga produksioni.

Por siç duket çdo gjë ka qenë një lojë.

Kjo pasi pak momente më herët në llogarinë e Instagram-it të ‘BBV3’ janë publikuar disa pamje të aktores e cila gjendjet e izoluar dhe e vetme.

Janë pamje aq të trishta dhe çnjerëzore që nuk kuptohet çfarë mesazhi duan të japin, madje kjo lojë po kalon çdo limit!

Në video shfaqet me po të njëjtën veshje që doli dhe prej shtëpisë ditën e djeshme, çka bën të nënkuptohet se ajo ndodhet shumë afër ambienteve të shtëpisë dhe dalja e saj ka qenë thjesht një rreng për publikun dhe jo vetëm.

Këto pamje shuajnë çdo dyshim që është ngritur pas daljes së Eglës, të tilla si:

-Pse Egla nuk ka dalë në asnjë intervistë pas skualifikimit nga formati?
-Pse nuk ka akoma një reagim prej saj nëse do të ishte jashtë shtëpisë?
-Pse ende e vetmja faqe që ajo ndjek në Instagram është llogaria e ‘BBV3’?

Për të gjitha këto do të merret një përgjigje në ‘Prime-n’ e nesërm…

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*