Nuk mbaron me kaq! Të tjera pamje të Eglës jashtë ‘BBV3’!(Foto)

Burime ekskluzive për Iconstyle, 2 ditë më parë bënë me dije se Egla Ceno, e skualifikuar nga formati i ‘BBV3’, nuk gjendej në dhomën e ‘Torturës së Bardhë’, por ishte jashtë ambienteve të shtëpisë çka binte ndesh me pamjet që produksioni publikoi për aktoren.

Mbrëmjen e djeshme, këto pamje të publikuara prej produksionit u shfaqën dhe për banorët e tjerë, teksa mësuan se Egla nuk ishte larguar përfundimisht prej formatit.

Moderatori Ledion Liço, bëri me dije se Egla kishte qenë e izoluar për 48 orë por pamjet e publikuara nga redaksia jonë tregojnë të kundërtën.

Sakaq pamje të reja po qarkullojnë kudo nëpër rrjet, ku vëllai i Ilnisës, Kevin Agolli, pak momente më herët ka bërë një postim në Instastory teksa ka siguruar një fotografi të Eglës e cila ka qenë jashtë shtëpisë përgjatë këtyre ditëve që hiqej si e izoluar.

Madje në fotografi ajo shfaqet me rroba të tjera nga ato të pamjeve të siguruara prej nesh.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*