Pritjes i erdhi fundi!! / Zbulohet se kush do e moderojë BBV3!!

Pritjes i erdhi fundi! Sipas Zëri.ai, Ledion Liço do të prezantojë edicionin e tretë të “Big Brother Vip Albania”. Siç u përfol, këtë vit reality-show i famshëm nuk do i besohet prezantueses Arbana Osmani.

Moderatorja thuhet se ka ndërprerë ‘negociatat’ për shkak të një ‘ngërçi’ me administratorët e televizionit, që mendohet se ka lidhje me kompesimin financiar.

 

 

Vendin e saj këtë vit do ta zërë Ledion Liço i angazhuar së fundmi si producent në “Top Channel”. Liço është përgatitur për rikthimin në ekran, kjo edhe falë projekteve të fundit si “A live night” apo filmi “Në kuadër të dashurisë”.

Përpos kësaj, Ledioni ka prezantuar më parë sezonin e tetë të “Big Brother”, kur pas lindjes së djalit të saj të parë, Arbana mori një vit pushim nga televizioni.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*