ZARF I ZI NË BBV KOSOVË/ Pas ngjarjes së sotme, ky banor është përjashtuar menjëherë…

Meti Alshiqi është përjashtuar nga shtëpia e Big Brother, pas sherrit të sotëm me Blerandon.

“Banorët, Big Brother ka ndjekur me shumë shqetësim provokimet e vazhdueshme të Metit ndaj Blerandos pas emisionit të së hënës.

Sipas rregullave të lojës, gjuha kërcënuese, abuzimi fizik dhe nxitja për dhunë janë rreptësisht të ndaluara. Duke marrë parasysh faktin se pavarësisht paralajmërimeve, edhe përmes zarfit të zi nuk ka pasur asnjë reflektim, pas verifikimit të pamjeve nga vendi ku ndodhi ngjarja e sotme, Big Brother ka marrë një vendim. “Meti përjashtohet automatikisht nga konkursi dhe largohet nga shtëpia në këtë moment”, thuhet në zarf.

 

Menjëherë pas leximit të zarfit, Meti ka dalë nga shtëpia pa u përshëndetur me asnjë nga banorët.

 

Mos harroni të ndiqni edhe:

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*